Loredana dhe Mozzik kanë qenë një ndër çiftet më të përfolur të kohëve të fundit. Shkak për këtë është bërë dhe ndarja e tyre, për të cilën Mozzik është shprehur se Loredana i kushtonte më tepër rëndësi parasë dhe luksit se familjes.

Por çfarë thotë horoskopi për ta? Në Pop Culture ka qenë e ftuar astrologia e njohur Meri Shehu. Pasi gazetarja Kilda Hysenbegasi ka pyetur për çiftin e horoskopit Virgjëreshë-Peshore që i përkasin Loredanës dhe Mozzik, Meri ka treguar disa prej arsyeve që çojnë në ndarje të këtyre shenjave dhe nëse mund të ketë një ribashkim.

Meri ka treguar: “Këtë vit peshorja dhe virgjëresha nuk mund të kenë shumë fat, është viti që nuk u jep garanci për ecuria të mira, gjëra të tjera do virgjëresha, gjëra të tjera peshorja.Por ky nuk është viti i tyre me fat dhe mund të ketë krisje. Virgjëresha (Loredana) do të nis gjëra të vetat këtë vit, biznese është shumë më personale kurse peshorja (Mozzik) akoma nuk ndihet e gatshme për të bërë hapa të mëdha, duhet të punojë shumë në 2020 që të krijojë baza të forta. Do të mësoj a do jetoj në këtë vend apo në një tjetër. Pra, Loredana mesa kuptoj unë do të bëjë diçka më personale, diçka që i përket asaj jo asaj dhe atij kurse ky tani ka humbur bazën e vet.”

Më tej Meri ka treguar se Virgjëresha nuk njihet si shenjë tradhtare ajo mund ta bëj atë për show ose përfitime të tjera dhe tradhtar në këtë mes është Peshorja, pra e kuptuat për kë e kishte.

Top Channel