
22/02 13:06
Tre të prekur nga koronavirusi janë shënuar në Francë duke rregjistruar rastin e parë të prekjeve ne Europë. Lajmin e ka barë publik Ministria Franceze e Shëndetësisë.
Njëri pacient është 48 vjeç në jug-perëndim të Bordos, shprehet në deklaratë ministria.
Francezi 48 vjeçar kishte udhëtuar në Kinë dhe kishte vizituar Wuhan-in përpara se të kthehej në Francë me 22 janar. Ai i ka bërë testet mjekësore dhe që pas testeve 48 vjeçari është izoluar në shtëpi dhe nuk ka dalë jashtë.
Ai është në izolim dhe po ecën shumë mirë- tha Ministri i Shëndetësisë, Agnès Buzyn. Ndërsa dy rastet e tjera janë në Paris. Një i prekur nga koronavirus është konfirmuar edhe në Australi.
Top Channel