Një vlonjat fundos Flamurtarin, Bregu i jep 3 pikët Skënderbeut

25/01/2020 18:55

Një vlonjat fundos Flamurtarit. Një gol i Dejvi Bregut në minutën e 89-të i dha fitoren e dytë rresht Skënderbeut në këtë vit 2020 dhe në të njëjtën kohë i dha një tjetër goditje të rëndë Flamurtarit që sheh t’i shuhen pak nga pak shpresat për të mbijetuar në elitën e futbollit shqiptar, pasi tashmë vetëm matematika e mban në lojë skuadrën kuqezi.

Ajo e Korçës që hapi javën e 19-të të Kategorisë Superiore ishte një ndeshje e dominuar nga Skënderbeu por shkak edhe të terrenit të rënduar bardhekuqtë arritën ta zhbllokonin sfidën vetëm në minutën e 89-të, me Bregun, gol që erdhi pas dy traversave të Blerim Krasniqit, një në minutën e 70-të dhe një tjetër në aksionin që Bregu realizoi.

Me këtë fitore korçarët u ngjitën në kuotën e 27 pikëve, vetëm 5 pikë larg kreut të renditjes që mbahet nga Kukësi, ndërkohë Flamurtari mbetet në vendin e fundit me vetëm 6 pikë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel