Klopp: Mund t’ia lejojmë vetes 6 humbje? Më vjen për të vjellë

24/01/2020 12:56

Liverpooli siguroi fitoren e 22-të sezonale, nga 23 takime të zhvilluara gjithsej në Premier League, duke ruajtur distancën prej 16 pikësh me Manchester City-n e vendin të dytë, pa harruar faktin që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

“The Reds” mund të humbin 6 ndeshje deri në fund e sërish do të shpalleshin kampionë të Anglisë, por trajneri Jurgen Klopp ka një përgjigje të fortë për të gjithë ata që mendojnë se gjithçka është mbyllur.

“Më vjen për të vjellë kur dëgjoj se ne mund të humbim 6 ndeshje. Titulli fitohet atëherë kur gara mbyllet, jo më parë”, shtoi fillimisht ai.

Në stadiumin “Molineux” Jordan Henderson i dha epërsinë Liverpoolit para se Raul Jimenez të barazonte pas pushimit. E ndërsa Wolves po bënte presion për ta fituar takimin, Roberto Firmino realizoi golin që u dha tri pikët e radhës “The Reds”

“Ne nuk ishim të përsosur, por reaguam në mënyrë të përsosur. Djemtë dinë të luftojnë në situata të vështira, kjo është ajo që ne bëmë përsëri”, përfundoi ai.

Pas ndeshjes, Virgil van Dijk shtoi se gjithashtu se Liverpoolit iu desh të luftonte shumë për të marrë tri pikë të shkëlqyera.

Festa e Liverpoolit u prish disi nga dëmtimi i Sadio Manesë në pjesën e parë. Klopp shpjegoi se sulmuesi “ndjeu një shtrëngimin” dhe se “do të duhet të presim derisa ta dimë masën e problemit”.

Top Channel