Borussia Dortmund ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa mposhti me goleadë 5-1 Kolnin në “Signal Iduna Park”, ndërsa Haaland la gjurmë edhe para tifozërisë verdhezi.

Sfida u zhbllokua nga Guerrero që në minutën e parë të takimit, ndërsa më pas ishin kapiteni Reus dhe Jadon Sancho që vunë në kasafortë suksesin.
Uth shënoi golin e vetëm për miqtë në minutën e 64-t, ndërsa më pas erdhi momenti që në fushë të zbriste Erling Haaland, i cili debutoi një javë më parë me një tripletë.

Sulmuesi i talentuar norvegjez nuk zhgënjeu as para tifozërisë verdhezi, pasi arriti të dërgojë dy hërë topin në rrjetë, duke kompletuar goleadën e Dortmundit, që u ngjit në kuotën e 36 pikëve.

Top Channel