Në futbollin aktual numri i ndeshjeve të luajtura çdo vit nga futbollistët sidomos ata të ligave kryesore evropiane që shkojnë deri në fund të çdo kompeticioni për t’u grumbulluar më pas me kombëtaret respektive, është një temë që shqetëson dhe po diskutohet gjithnjë e më shumë në ambientet futbollistike

I fundit që ngre alarmin për kalendarin e ngjeshur është trajneri i Francës, Didier Deschamps, një personalitet që e di shumë mirë si funksionojnë këto gjëra duke parë edhe të kaluarën e tij si futbollist

Në një intervistë për revistën gjermane Kicker, Deschamps kritikoi faktin që skuadrat në kontinentin evropian luajnë kaq shumë ndeshje duke shtuar se është një situatën për të cilën ka pak shpresa se do të ndryshojë dhe se nëse vijohet me këtë ritëm, futbolli një ditë do të shpërthejë

Por jo vetëm kaq, Deschamps në intervistën e tij shpjegon edhe se koha parasezonale e skuadrave është gjithnjë e më e shkurtër me trajnerët që hedhin më herët se ç’duhet në fushën e lojës lojtarët që kanë qëndruar në jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë. ai shtoi se këto pasoja i vuajnë edhe trajnerët e kombëtareve pasi edhe në rastin e tyre koha e përgatitjes për kompeticionet e mëdha po reduktohet pak nga pak.

Në fund, Deschamps nuk mundi të mos përmendë atë çfarë ndodhi me Liverpoolin që në dhjetor luajti 2 ndeshje në 24 orë me 2 skuadra të ndryshme në një distancë prej mijëra kilometrash. Ai theksoi se ky është një problem që u përket të gjithë vendeve pasi edhe vetë futbollistët e rinj dalin keq në situata të tilla

Top Channel