3 shtetas janë arrestuar në Fier teksa drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ndërsa 1 tjetër ka rënë në pranga pasi dispononte lëndë narkotike me vete.

Bëhet fjalë për M.H, 21 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Savrës” nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Volkswagen”, poshtë këmbëve të tij u gjetë dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar Kanabis Sativa.

Gjithashtu M.Q, 44 vjeç, banues në Divjakë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur.

H.T, 45 vjeç, banues në Divjakë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në Divjakë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

dhe Sh. L, 62 vjeç, banues në Mallakastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap nga shërbimet e policisë rrugore në qytetin e Ballshit duke drejtuar automjetin tip “Nisan” në gjendje të dehur.

Materialet për këta shtetas i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur”.

Top Channel