“Shkove në Itali për të prostituar”, aktorja e njohur reagon pas komenteve shpifëse!

17/01/2020 17:58

Aktorja simpatike Ina Gjonçi ishte pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth bullizmit dhe rasteve konkrete me të cilat ajo është përballur së fundmi.

Ina tregoi se, teksa ishte e ftuar një një emision, në disa faqe kishin nisur komente ofenduese që hidhnin baltë mbi imazhin e saj.

“Unë flisja për studimet e mia në Itali dhe aty poshtë ka shpifje të mirëfillta, sepse ata njerëz nuk guxojnë të thonë që ‘unë hamendësoj’… unë pashë 100 komente, femra dhe meshkuj, të cilët mendojnë se një femër për të mbajtur veten në Itali, në Amerikë, në Shqipëri e nuk e di se ku, ka patjetër nevojë të prostituohet…”, tha Ina.

Ajo pranoi se në fillim ishte prekur, por më pas kishte ndjerë thjesht keqardhje për të gjithë komentuesit dashakeq.

Top Channel