Faza e dytë e Bundesligës nisi me një përplasje mes dy skuadrave që pretendojnë pjesën me të sipërme të renditjes, pse jo dhe për titullin kampion. Schalke 04 u ngjit në vendin e katërt, të paktën përkohësisht pas suksesit 2-0 me Borussia e Moenchegladbachut, me të dy golat e sfidës të shënuar në fillim të pjesës së dytë.

Në minutën e 48-të, Serdar finalizoi saktësisht me një goditje jashtë zonës, duke kapur në befasi portierin Sommer.

Vetëm 10 minuta më vonë, Gregoritsch përmbylli me gol një kundërsulm të shpejtë të vendësve, që shfrytëzuan më së miri hapësirat që la Gladbachu në tentativë për të barazuar shifrat.

Gladbachu me këtë humbje mbetet në vendin e dytë, me 3 pikë më pak se Leipzigut kryesues.

Top Channel