Mbetet pa drita zona e qytetit Studenti, u këput kablli gjatë punës së Ujësjellësit

16/01/2020 12:25

Për shkak të një defekti si pasojë e punimeve të UKT pranë zonës së ambasadës amerikane, kanë mbetur pa energji abonentët në zonën pranë qytetit “Studenti”, në zonën pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal. Grupet e OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin në kohë të defektit.

OSHEE njofton se një tjetër dëmtim ka ndodhur në në fiderin 20kV, Nënstacionit t ëish uzina e Autotraktorëve, nga nje subjekt qe punon per unazen e re ne Shkozë, kanë mbetur pa energji elektrike disa zona rreth Xhamia “Xhura”, “Artistike”, Poliklinika 10, etj.

Top Channel