Haradinaj: Armiku në Reçak nuk i kurseu as pleqtë, as gratë, e as fëmijët

14/01/2020 18:41

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka theksuar se Reçaku më 15 janar 1999, u vesh kuq e zi, me flamujt që mbulonin trupat e më të dashurve.

21 vite më parë, forcat serbe kryen në Reçak njërën nga masakrat më të mëdha në ndaj njerëzimit në Kosovë, e cila masakër u raportua nga misioni i OSBE-së.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Reçaku më 15 janar 1999, u vesh kuq e zi, me flamujt që mbulonin trupat e më të dashurve. Armiku nuk i kurseu. As pleqtë, as gratë e as fëmijët. Ato motra e vëllezër tonë, u vranë vetëm se ishin shqiptarë. Nuk kishin faj tjetër. Ata jetonin në trojet e tyre, në shtëpitë e tyre. Le të mbetet ky krim gjithmonë në kujtesën e shqiptarëve, në ndërgjegjien e atyre që e planifikuan dhe kryen dhe në ndërgjegjien e atyre që ndanë trojet tona para një shekulli. Urojmë që gjenocidi i ushtruar në Kosovë, të mos i ndodh asnjë populli. Lavdi Dëshmorëve e Martirëve të Lirisë!

Top Channel