Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, njoftoi se ka themeluar partinë e re të cilën tashmë e ka edhe regjistruar e që quhet Unioni Social Demokratik (SDU).

Balje tha se partia u formua nga një numër i madh i njerëzve të cilët mendojnë njëjtë dhe që kanë synim që përmes politikave të tyre të kontribuojnë për interesin e qytetarëve.

“Unioni ynë i ri Social Demokratik është një parti e atyre që ndajnë të njëjtat ide, të atyre që do të punojnë për të bërë ndryshimet që duhen ndryshime, jo të atyre që thjesht flasin për to. SDU është një palë e atyre që jetojnë nga puna, dija, angazhimi dhe jo nga ata që jetojnë nga shfrytëzimi i padrejtë i punës, njohurive dhe angazhimit të të tjerëve”, njoftoi Balje.

Ajo theksoi se SDU është një parti që i përfshin të gjithë kategoritë e njerëzve.

“SDU do të mbrojë drejtësinë sociale dhe një shoqëri më humane me mundësi të barabarta për të gjithë, me përfshirjen e njerëzve të arsyeshëm, të ndershëm dhe punëtorë. Ne do ta përqendrojmë energjinë tonë në përkujdesjen ndaj të papunëve, rritjen e përfshirjes së të rinjve në sektorin publik, për një status më të dinjitetshëm të klasës së mesme, një status më të barabartë për gratë dhe pjesëmarrjen e grupeve të margjinalizuara dhe të prekshme në procesin e vendimmarrjes”, vijoi ajo.

Po ashtu, Balje tha se do të punojë fuqishëm për afirmimin e vlerave të komunitetit boshnjak në Kosovë.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel