Që nga 1 janari i këtij viti çmimet e biletave për muzetë, monumentet e kulturës dhe parqet arkeologjike janë rritur.

Përmes një urdhri të padiskutuar më parë me grupet e interesit, Ministria e Kulturës ka vendosur rritjen e çmimit të biletave në një kohë kur turizmi shqiptar po përballet me një situatë jo të mirë, pas tërmetit të 26 nëntorit. Shoqata Shqiptare e Turizmit ka reaguar ndaj këtij urdhri, që ka një ndikim negative financiar në këtë periudhë, ndërsa objektet që dëshmojnë historinë dhe kulturën e vendit tonë janë të përfshira si një vlerë e shtuar për vizitorët dhe kompanitë e udhëtimeve.

Për të vizituar Muzeun Arkeologjik të Durrësit, një vizitor duhet të paguajë 400 lekë nga 300 që paguhej deri në dhjetor. Edhe bileta për Amfiteatrin Antik të Durrësit është shtuar me 100 lekë. Nga 1 janari ajo kushton 300 lekë. Çmimet prekin dhe vizitat në grup, duke rritur paketat turistike, po në vende të prekura nga ngjarje madhore, siç është tërmeti, kjo rritje nuk është në interesin e partnerëve dhe vizitorëve që presin oferta sa më të mira për të mbajtur gjallë interesin për vendin tonë.

Top Channel