“1917”, fituesi i golden Globe/ Historia e luftës së Parë Botërore në një film

12/01/2020 20:31

1917 konisderohet jo pak, por një ndër filmat më të mirë, për të mos thënë si më i miri i këtij viti. Sam Mendes fitoi një Golden Globe si regjisori më i mirë dhe rruga e tij drejt OSCARS duket e sigurt. Sapo ka dalë në kinema 1917 dhe kemi mundësinë që ta shohim të gjithë.

“Kjo është dalja e dytë që i bëhet 1917, sepse në datën 23 dhjetor doli vetëm në 11 kinema në Amerikë për arsyen e kualifikimit për Golden Globe. Natyrisht doli filmi më i mirë dramatik dhe njëkohësisht edhe regjisori më i mirë dhe për këtë arsye ishte çështje strategjike. Ndërkohë që p remiera e vërtetë doli dje. Ka dhënë një realitet, realitetin e Luftës së parë botërore dhe historia është shumë më e qartë. Historia, karakteret, mënyra e të xhiruarit, mendohet që mund të jetë dhe filmi më i mirë i dekadës”, tha Genc Përmeti.

Në kulmin e Luftës së Parë Botërore në Prill 1917 në veri të Francës, dy ushtarëve të rinj britanikë, Schofield dhe Blake, u është dhënë një mision për të dorëzuar një mesazh në Batalionin e 2-të, duke thirrur sulmin e tyre të planifikuar në Forcat gjermane.Kushdo që do të njohë historinë duhet ta shohë këtë film. Para dy vitesh Christofer Nolan tentoi një film lufte me Dunkirk, por ai u cilësua i ftohtë në dhënien e historisë së karaktereve.

“Ka një strukturë homeriane, që të kujton Odisenë, mënyrën se si fillon nga fillimi në fund. Personazhet marrin një mision dhe kalojnë nga stadi në stadi, në një fare mënyrë bëjnë njëlloj paralelizimi. Një kritikë negative është që duket si një vodeogame që kalon nga një stad në stadin tjetër derisa arrin finalen. Por që në të vërtetë ka një humanizëm të jashtëzakonshëm”, tha ai më tej.

“Ky është një film që mund të marrësh American Beauty shumëzuar me katër. Qoftë Mendes, qoftë Roger Deakins, qoftë 1917 janë pretendentët kryesorë për të fituar OSCAR.”

Ndërkohë që pavarësisht kinematografisë së kulluar, ky film nuk parashikohet të tejmbushë kinematë, sic ndoshi me Joker.

Jo gjithmonë arti i mirë mund të shësë dhe të kapë shifra. Madje në të shumtën e herës nuk është masovik, megjithatë 1917 është një film që duhet parë, për të gjithë ata që e dashurojnë kinemanë por jo vetëm. Mendohet se mund të jetë një ndër filmat më të mirë të dekadës.

Jetona Koçibelli

Top Channel