Një virus misterioz, i panjohur më parë për shkencën po shkakton sëmundje të rëndë të mushkërive. Ky virus është shfaqur në qytetin kinez Wuham.

Më shumë se 50 njerëz janë infektuar. Shtatë prej tyre janë aktualisht në një gjendje kritike.

Ky virus i ri i dalë në skenë duke lënë pacientët me pneumoni është kthyer në një shqetësim serioz dhe zyrtarët shëndetësorë në të gjithë botën janë vënë në gatishmëri.

Mediat hedhin hipotezën se këto janë shenjat e para të diçkaje shumë të rrezikshme.

Mostrat u morën nga pacientët dhe u futën për analizë në laburatore. Zyrtarët në Kinë dhe Organizata Botërore e Shëndetit ka dalë në përfunimin se infeskioni është koronavirus. Koronavirus janë familje e gjerë virusesh, por vetëm 6 prej tyre, bashkë me këte virus të ri numri shkon në 7 që mund të prekin njerëzit.

A është serioze?

Koronavirus ka simptona nga një ftohje e lehtë që çon deri në vdekje. Virusi i ri duket se është diku në mes të këtyre simptomave.

Por nga erdhi ky virus i ri?

Viruset e reja zbulohen gjatë gjithë kohës. Ato kalojnë nga një specie tek njeriu pa u vënë re, shkruan BBC.

Top Channel