Qytetarët shqiptarë nga sot u mundësohet marrja e 472 shërbime online, përmes platformës e-albania.al.

Ky sistem i ri ofron lehtësira edhe për bizneset duke mos patur nevojë pritje, në sportelet e Qendrës Kombëtare të Biznesit e cila u vizitua nga kryeministri Edi Rama dhe pati këtë mesazh për qytetarët e ardhur në degën e QKB-s Tiranë.

Qeveria thotë se ky proces transformues do të lehtësojë ndjeshëm sidomos biznesin e vogël, duke i hequr qafe shpenzimet e ecejakeve dhe biznesin në tërësi. Ndërsa ministria Anila Denaj thotë se e njëjta procedurë ndiqet edhe për shërbimet e ISSH.

Top Channel