Krijuar nga Steven Night, seriali “Peaky Blinders”, që transmetohet çdo të diel në Top Channel, bazohet në ngjarje të vërteta, edhe pse është përshtatur për arsye dramatike.

Historia përqendrohet te familja Shelbi, një fis banditësh rrugësh që arritën të depërtojnë në shoqërinë e lartë në vitet 1920, në Birmingam, Angli, nëpërmjet bizneseve me garat e kuajve dhe dhunës së bandave.

Emri “Peaky Blinders” vjen nga fakti që anëtarët e këtij grupi mbanin kapela të vogla, me strehë, të cilat quheshin “Peaky”, dhe “Blinders” vjen nga fjala “verbues”, pasi te streha e këtyre kapelave ata kishin fshehur brisqe. Dhe kur futeshin në sherr, gjëja e parë që bënin ishte ta godisnin tjetrin me kokë në fytyrë, ose hiqnin kapelën dhe e godisnin në fytyrë me strehë, duke i çarë me brisqe te pjesa e vetullave ose e syve, dhe gjaku bënte që kundërshtari të verbohej për pak çaste.

Pasi seriali mori famë botërore, policia nxori fotot e banditëve të vërtetë “Peaky Blinders”, të cilët bënin ligjin në Birmingamin e viteve 1890 dhe 1920.

FOTO GALERI
1/13
Emri “Peaky Blinders” vjen nga fakti që anëtarët e këtij grupi mbanin kapela të vogla, me strehë, të cilat quheshin “Peaky”, dhe “Blinders” vjen nga fjala “verbues”, pasi te streha e këtyre kapelave ata kishin fshehur brisqe.

Top Channel