Në vitin 2020 nis ndërtimi i kampusit të ri të Universitetit të Tiranës në zonën e “Qytet Studenti”.

Sipas nënkryetarit të Bashkisë, Arbian Mazniku, tanimë është gati koncept-ideja që parashikon rindërtimin dhe rikonstruksionin e godinave ekzistuese, ndërtimin e objekteve arsimore, ndërtimin e pjesës social-kulturore si dhe elementi i fundit është ai i krijimit të rrugëve lidhëse dhe lulishteve.

Fakulteti Juridik dhe ai Ekonomik do të zhvendosen tërësish brenda kampusit të ri.

Godina, të cilat u dëmtuan nga tërmeti dhe që u shembën para pak ditësh do të rindërtohen nga e para dhe do të shërbejnë për akomodimin e studentëve. Kampusi i ri universitar do të ketë një sipërfaqe prej 240 mijë metra katror.

/Alma Demiraj/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA