Duro: Kukësi në rrugën e duhur, tani skuadra e plotë

14/12/2019 20:41

Shpëtim Duro sigurisht që është shumë i kënaqur me fitoren e thellë ndaj Teutës, por e ka të qartë se kampionati është shumë i gjatë dhe është herët për të folur për objektivat përfundimtarë.

Suksesi me durrsakët: Sigurisht fitorja dhe loja tregoi që Kukësi është në rrugën e duhur këtë moment. Në pjesën  e parë, pas humbjes së topave na u krijuan disa probleme, por morëm kontrollin shënuam. Ndërsa në pjesën e dytë, shënuam të dytin dhe aty sfida mbaroi.

Objektivat: Sigurisht që është e herët, jemi në vend të parë pas gabimeve të të tjerëve. Edhe të tjerët janë këtu ku janë, nga gabimet tona. Skuadrën se kam pasur të plotë, si në tri ndesjet e fundit. Ekipi ka ardhur mirë, pasi janë të plotë dhe kanë kondicion të mirë fizik.

Organika e Kukësit: Dy lojtarë që kanë ardhur me vonesë. Abazaj erdhi në javën e katër, ndërsa Gavazaj erdhi shpejt, por kishte mangësi. Gradualisht kanë hyrë në stërvitje dhe janë njohur me shumë me skuadrën. Unë kam marrë Xhikën dhe Obanorin, pasi skuadrën e gjeta. Kukësi ka sjellë lojtarë të rëndësishëm në sulm, si Reginaldo, sulmues cilësorë dhe nuk ishte e lehtë të zëvendësoheshin. Tani mund të them se janë protagonistë.

Zëvendësimet: Sigurisht që u thashë lojtarëve të kenë kujdes, pasi do t’i kapim në hapësira. Normalisht Musolli u dëmtua, pasi ka bërë dhe katër ndeshje. U dhashë hapësira të tjerëve dhe çlodha të tjerët./ Supersport.al

Top Channel