Vela ka një “ofertë në tavolinë” për të iu bashkuar Barcelonës

11/12/2019 14:35

Kampionët spanjollë dëshirojnë të nënshkruajnë me sulmuesin e Los Angeles FC vitin e ardhshëm, sipas një njeriu që ka luajtur në Camp Nou në fillimin e karrierës së tij.

Jonathan dos Santos pretendon se Carlos Vela ka marrë një ofertë nga Barcelona pas një sezoni tjetër në MLS me Los Angeles FC.

Vela tash e një kohë është i ludhur me një huazim të mundshëm tek Barcelona, me 30 vjeçarin i cili pranoi se ishte shumë afër për tu bashkuar me blaugranët.

Sipas yllit të LA Galaxy, Dos Santos, i cili luajti në Camp Nou prej vitit 2009 deri në 2014, Barca kanë rikthyer interesimin e tyre për Vela përpara afatit të transferimit të janarit.

“Është e vërtetë se ai e ka ofertën në tavolinë nga Barcelona. Unë nuk e di se çfarë do të vendos ai”, tha Santos fillimisht.

Ai është shumë i lumtur në Los Angelos, ai pati një sezon të mrekullueshëm, mirëpo Barca është një mundësi shumë më e mirë për të”, përfundoi meksikani.

Top Channel