Bojkoti i stërvitjes nga ana e futbollistëve të Skënderbeut, ishte një sinjal që mesa duket shkoi në drejtimin e duhur. Hierarkia drejtuese e klubit korçar e ndërgjegjësuar për detyrimet e saj, arriti t’i rikthejë lojtarët në fushë, gati për ndeshjen e Superiores në fundjavë.

“Kishte vonesa, por i zgjidhëm”, është shprehur Takaj.

Nga ana e Skënderbeut nuk do të ketë asnjë masë disiplinore, edhe pse Presidenti e quan të nxituar bojkotin, që mund të ishte zgjidhur ndryshe.

Në qershor është vendimi i gjykatës federale të Zvicrës, që shënjon dhe ekzistencën e Skënderbeut.

Skënderbeu është dënuar nga UEFA me 10 vjet përjashtim dhe 1 milion euro gjobë për manipulimin e rezultateve.

Top Channel