Vasili: Situatë delikate në spitale dhe kopshte, këta njerëz në qeveri s’kanë asnjë lloj përgjegjshmërie

10/12/2019 11:05

Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së, nënkryetari Petrit Vasili deklaroi se duhet të kthehet siguria në vend pas tërmetit të 26 nëntorit dhe se situata është delikate në spitale dhe kopshte.

“Kryeministri vijon me misionin e njeriut që di gjithçka. Godina 6 katëshe e QSUT-së mbas verifikimit të Institutit të Ndërtimit në 30 nëntor është konkluduar e zeza në të bardhë; thotë të mos lejohet aktivitet në ambientet e dëmtuara deri në riparimin e dëmeve. Janë zbrazur vetëm dy kate të spitalit, në 4 të tjera vijon puna, kush e mban përgjegjësinë”, u shpreh Vasili.

Më tej shtoi:

“E njëjta situatë dhe me shkollat, dy ekspertiza dhe për shkollën Emin Duraku. Nuk mund të bëhen shaka të tilla me objekte kaq delikate ku shkojnë qindra fëmijë. Këta njerëz në qeveri nuk kanë asnjë lloj përgjegjshmërie.”

Top Channel