Presidenti i Hungarisë “zbarkon” me 100 ushtarë në Kosovë

10/12/2019 11:25

Presidenti i Hungarisë, Janos Ader ka mbërritur në aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Së bashku me presidentin janë edhe 100 ushtarë që do të jenë trupa shtesë në Republikën e Kosovës.

Kryediplomati hungarez gjatë Samitit të NATO-s në Londër, i cili shënoi 70-vjetorin e Aleancës deklaroi se Hungaria do të vendosë edhe 80 trupa të tjera në Afganistan për të “luftuar përhapjen e ideologjive ekstremiste dhe dhunës në rajon”.

Top Channel