Ditëve të fundit ka rënë dukshëm numri i personave që vijnë në Kosovë për strehim nga zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri.

Një tërmet i fuqishëm, me magnitutë 6.4 ballë të Rihterit pati goditur Shqipërinë më 26 nëntor, si pasojë e të cilit humbën jetën 51 persona dhe më shumë se 900 të tjerë pësuan lëndime.

Pas shkatërrimeve të shumta që shkaktoi tërmeti, në ditët e fundit të nëntorit, mijëra qyetarë nga Shqipëria ia mësynë Kosovës pas thirrjeve të bëra nga autoritetet qendrore e lokale, shoqatat humanitare dhe familjet kosovare, që ata të vijnë dhe të strehohen në Kosovë.

Prizreni ishte njëra nga komunat e Kosovë e cila ka regjistruar numrin më të madh të personave apo familjeve të ardhura nga Shqipëria. Në këtë komunë, e cila gjendet në jug-perëndim të Prishtinës, u strehuan më shumë se 2 mijë person

Top Channel