U kritikuan se shpenzuan para të çuara dëm, ja sa para gjeneruan çifti anglez në 4 vite

07/12/2019 11:23

Ajo që mund të konsiderohej si para të shpenzuara dëm në 2015, është rikthyer në një biznes fitimprurës në 2019.

Çifti anglez Dick Strawbridge dhe Angel Adoree rinovuan një kështjellë të shkatërruar franceze, që tani është kthyer në vendin ideal për të kryer një dasmë përrallore. Çifti e bleu kështjellën me 45 dhoma në vitin 2015, për një shifër qesharake prej 330 mijë eurove, ndërsa tani vlen së paku 2.4 milionë euro shumë më shumë se shifra e blerjes së saj.

Por pronarët nuk e kanë ndërmend shitjen pasi po korrin sukses shumë të madh në biznesin tyre, pasi prej saj po gjenerojnë shumë të ardhura. Mediat franceze raportojnë se një dasmë në kështjellën e vendosur në rajonin Pays de la Lorie, kushton mesatarisht 45 mijë euro për një dasmë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel