Në një vizitë që Edi Rama u bëri dy vogëlushëve në spital Aurelit dhe Alesios. Kreu i qeverisë u kishte premtuar që do ti dhuronte fanellën e lojtarëve të preferuar të tyre.

Nuk vonoi shumë dhe vetëm një javë më pas, pra ditën e sotme Kryeministri Rama u bëri surprizën duke i takuar me Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon, futbollistët e Juventusit.

Pas përqafimeve ,erdhën dhe dhuratat nga ana e lojtarëve, një fanellë e Ronaldos dhe e Buffon e nënshkruar më firmën e tyre.

Pak minuta më parë kryeministri ka publikuar një foto me dy fëmijët të cilët mbajnë në duar dhuratat, sipër fotos është shkruar slogani #TINUKDOTËJESHËKURRËVETËM, slogan ky që ka shoqëruar të gjithë postimet e kryeministrit që pas ditës së tërmetit.

Top Channel