Duhanpirësit mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës së tyre brenda disa javësh nga kalimi në alternativat pa tym, tregon studimi më i fundit i këtij lloji i zhvilluar nga studiues të Dundee University.

Studimi një mujor i 114 duhanpirësve sugjeron që alternativat pa tym kanë potencial për të zvogëluar sulmin në zemër dhe rrezikun e goditjes në tru.

Siç vërehet nga rezultatet e këtij studimi, produktet alternative të duhanpirjes, si cigaret elektronike apo pajisjet e duhanit me ngrohje, të cilat janë zhvilluar në bazë të shkencës dhe teknologjisë, janë një alternativë më e mirë kundrejt duhanpirjes tradicionale.

Ndërkohë, bazuar në të dhënat dhe studimet shkencore, pajisja IQOS që ngroh duhanin, e zhvilluar nga Philip Morris, është i pari produkt alternativ duhani që ka marrë aprovimin eFDA. Alternativat e tjera si cigaret elektronike do i nënshtrohen të njëjtës procedurë deri në maj të 2020.

Siç theksojnë dhe specialistët e fondacionit Britanik të Zemrës, ndalimi i pirjes së duhanit është zgjedhja më e mirë që mund të bëhet për shëndetin e zemrës. Ndaj studiuesit bien dakord për faktin se alternativat pa tym i japin mundësi duhanpirësve të rritur të bëjnë zgjedhje më pak të dëmshme në rastet se nuk heqin dot dorë nga zakoni i duhanpirjes, duke eleminuar një sërë dëmesh me efekte shëndetësore që shkaktohen nga tymi i cigares.

Kimikatet në tymin e cigareve ngushtojnë arteriet, pasi ato ngarkohen me depozita yndyrore duke rritur rrezikun e një bllokimi vdekjeprurës. Pirja e duhanit dyfishon rrezikun për të pasur një sulm në zemër.

Por studiuesit thanë se provat e deritanishme mbi alternativat pa tym janë “shumë të dobëta” por vlerësuan ndikimin që ka një cigare elektronike në shëndetin e zemrës.

Kështu, ata monitoruan enët e gjakut të njerëzve për gjatë një muaji pasi kaluan tek këto alternativa. Ata u përqendruan në mënyrën se si zgjerohen enët e gjakut kur kalon një valë gjaku, duke matur zgjerimin e arterieve. Sa më shumë qëenët e gjakut të jenë në gjendje të zgjerohen aq më të shëndetshme janë. Rezultatet e zgjerimit të arterieve janë të lidhura ngushtë me rrezikun afatgjatë të sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.

Rezultatet, të botuara në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, treguan:

  • Jo-duhanpirësit e shëndetshëm kishin një rezultat prej 7,7%
  • Duhanpirësit kishin një rezultat prej 5.5%
  • Por ata që kaluan në alternativat pa tym për një muaj kishin një rezultat prej 6.7%

Kështu që, kalimi tek alternativat e duhanit i mundëson duhanpirësve të përmirësojnë rezultatet shëndetësore. Prof Jacob George, një prej studiuesve, tha se : “Tani kemi prova të qarta se ato janë më pak të dëmshme sesa cigaret tradicionale.”

Në përgjithësi, këshillat në Mbretërinë e Bashkuar janë që:

  • alternativat pa tym janë 95% më pak të dëmshme se duhanpirja tradicionale,
  • duhanpirësit duhet të kalojnë në këto alternativa,
  • jo-duhanpirësit nuk duhet të përdorin produkte të tilla.

Profesor John Britton, Drejtor i Qendrës për Studime të Duhanit dhe Alkoolit në Mbretërinë e Bashkuar në Universitetin e Nottingham, tha se ky studim siguron prova të qarta të një uljeje në një shënues të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, tek njerëzit që kalojnë nga pirja e duhanit në produkte alternative.

Sipas tij, “Gjetja e studimit, që alternativat pa tym janë më pak të dëmshme sesa pirja e duhanit, është intuitivisht i saktë bazuar në nivelet më tëulta të elementëve të pranishëm në aerosol, krahasuar me tymin e duhanit.”

Top Channel