Lewnadowski: Messi njëri nga më të mirët në histori

03/12/2019 09:39

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, e cilësoi Lionel Messin si një nga më të mirët në histori pasi ylli i Barcelonës theu rekord duke fituar për herë të gjashtë topin e Artë.

Messi arriti të mposhtë konkurrencën e Van Dijk si dhe yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo për të fituar këtë çmim.

Lewandowski i cili përfundoi vendin e tetë, foli rreth Messit dhe mbizotërimin e tij për më shumë se një dekadë.

“Me siguri ai është një lojtar i shkëlqyeshëm. Unë mund të them vetëm urime për të,” u tha ai gazetarëve.

“Nuk është hera e parë për të, një nga më të mirat në histori jo vetëm vitet e fundit. Unë jam i kënaqur që jam afër kaq shumë lojtarëve sepse ne vetëm takohemi me njëri-tjetrin në fushë dhe tani kjo është diçka ndryshe. Me siguri ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, jo vetëm vitin e kaluar, por për 10, 15 vjet”, përfundoi Lewandowski.

 

epa08040267 The Men’s 2019 Ballon d’Or winner Barcelona forward Lionel Messi poses with his six Ballon d’Or trophies he won in his career so far during the ceremony at Theatre du Chatelet in Paris, France, 02 December 2019. EPA/YOAN VALAT
Dostawca: PAP/EPA.

Top Channel