Komiteti i rindërtimit ka nisur zyrtarisht punën për të hartuar programin që do të rindërtojë zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryetari Arben Ahmetaj tha se procesi i rindërtimit kalon në disa faza ku më emergjentja është ajo e largimit të inerteve në “Porto Romano”.

“Faza e dytë që fillon nga 1 janari ka të bëjë me bonusin e qirave dhe në zonat rurale përveç bonusit të qirave do të ketë edhe shtëpi ekologjike”.

Pas familjet e pastreha të jenë sistemuar përkohësisht do të nisë faza më e rëndësishme e rindërtimit, e cila parashikon një program masiv ndërtimesh të menaxhuar nga qeveria

Qeveria do të ndërtojë disa qyteza të reja në zonat e prekura nga tërmeti.

“Në Durrës pesë mijë apartamente. në tiranë dy qyteza, mendohet në kombinat edhe tek uzina e autotraktorëve, në Thumanë dhe në Lezhë po ashtu”.

Por sa do të jetë kostoja e këtij programi masiv ndërtimesh dhe ku do të gjenden paratë?

Detajet e programit të rindërtimit do të bëhen publike në vijim, përfshirë formën me të cilën qeveria do e prokurojë ndërtimin e këtyre banesave si dhe mënyrën e financimit.

Top Channel