Një nga të ftuarat e puntatës së kësaj të shtune në “Shiko Kush LUAN” ka qenë edhe Eneda Tarifa. Mes lojërave e pyetjeve pikante, Eneda është përballur me sfidën e martesës.

Nga të gjithë personazhet e njohur që i janë paraqitur me foto si Capital T, Kastro Zizo, Blerim Destani, Bruno, Gjergj Leka etj… Eneda ka zgjedhur ‘të martohet’ me një prej miqve të saj më të mirë. Bëhet fjalë pikërisht për Flori Mumajesin, bashkëpunëtorin e Enedës në disa prej projekteve muzikore më të suksesshme të saj. Gjithçka në kuadër të humorit, zgjedhja e fillimit ishte Capital T ndërsa mes kandidatëve të lojës deri në fund, fitoi Flori.

Loja me martesa shkaktoi shumë batuta e të qeshura këtë të shtunë në “Shiko Kush LUAN” që nga ‘kandidatët’ e paraqitur, e deri tek zgjedhjet e të ftuarve, humori nuk ka munguar për asnjë çast.

Top Channel