Massara: Ibra një ide sugjestionuese, Donnarumma do rinovojë

23/11/2019 21:26

Drejtori Sportiv i Milanit, Frederic Massara ka komentuar para ndeshjes me Napolin zërat që sjellin sërish te kuqezinjtë sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimoviç, duke thënë se do të për momentin kemi të bëjmë vetëm me një mundësi sugjestionuese.

“Ibra është një emër i madh që ka shkruar historinë jo vetëm në futboll, por edhe me fanellën e Milanit, ndaj do të ishte diçka shumë e mirë po ta merrnim sërish, por për momentin mbetet vetëm një ide sugjestionuese. Momentalisht jemi përqendruar te kampionatin, por bashkë me Piolin do të shohim edhe mundësitë që na ofron merkatoja”, deklaroi Massara.

Drejtori Sportiv i kuqezinjve u shfaq mjaft optimist edhe sa i përket rinovimit të kontratës me portierin Donnarumma, duke deklaruar se nuk ka vend për panik dhe se gardiani do të rinovojë në kohën e duhur bashkëpunimin.

Top Channel