Real Madrid ka bërë gati një super ofertë për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

“Los Blancos” kanë bërë gati 250 milionë euro për anglezin, transmeton KosovaPress.

Kane që një kohë të gjatë ka qenë i lidhur me një transferim në “Santiago Bernabeu”, mirëpo transferimi nuk ka ndodhur.

Reali po e sheh futbollistin anglez si zëvendësim adekuat të Karim Benzema, pasi Luka Jovic nuk e ka gjetur formën e duhur.

Nëse pranohet kjo ofertë, atëherë pritet të transferohet në Madrid në fund të sezonit.

Ndeshja e radhës për Realin është këtë të shtunë kundër Real Sociedad.

Top Channel