Gjendet në një anije të mbytur konjaku 100 vjeçar

20/11/2019 02:25

Gjashtëqind shishe me pije alkoolike 100 vjeçare u gjetën në bordin e anijes së mbytur “Kyros” , të zbuluar nga ekipi skandinav Oqeani X.

Anija u fundos në vitin 1917, por ngarkesa e saj nuk ishte nxjerrë kurrë nga fundi i detit Balltik. Janë gati gjashtëdhjetë e gjashtë arka me konjak “De Hartman & Co” dhe liker; ato ishin dërguar për Car Nikollën II, por nuk arritën kurrë në destinacion.

Në vend të kësaj, mbetën të bllokuara për njëqind e dy vjet në mbetjet e “Kyros”-it . Më interesantja, sipas shtypit të huaj, është se janë ende në gjendje të mirë dhe mund të pihen.

Temperatura e ftohtë, dihet, është e përsosur për t’i mbajtur likerët në gjendje të mirë. Mundohuni të imagjinoni cilësinë dhe shijen nëse ato janë ruajtur vërtet në gjendje të mirë nga fundi i errët dhe i ftohtë i detit Baltik për më shumë se një shekull, thonë ekspertet.

Këto shishe të mirëpaketuara mund të jenë ëndrra e çdo koleksionisti apo entuziasti pijesh të veçanta. Ndërkohë, pritet rezultati analizës që i është bërë pijeve të gjetura kaq papritur.

Top Channel