Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Redjan Rrajën.

Vendimi u dha nga gjyqtaret Albana Boksi, Saida Dollani dhe Nure Dreni.

Redjan Rraja ishte i pranishëm në gjykatën e apelit për krimet e rënda së bashku me avokatin Besnik Çerekja.

Ai deklaroi vetëm gjeneralitete dhe tha jam dakord me avokatin , i cili përsëriti edhe njëherë kërkesën e tij për lirimin e 34 vjecarit.

Avokati i tha gjykatës se ndalimi i Rrajës ishte i paligjshëm pasi ai u arrestua për shkak të shenjave të gishtave në syze, “por syzet janë të transportueshme dhe nëse do tu qëndrojmë teorive konspirative, kushdo mund t’i ketë marrë dhe t’i ketë futur në makinë”.

Megjithatë kërkesa nuk u pranua dhe Rraja do të qëndrojë në arrest me burg.

Kujtojmë se Rraja është arrestuar për sulmin me armë që u bë ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

Rraja do vazhdohet të mbahet në paraburgimin 313.

  Atentatori lihet në burg/ Redjan Rraja mohon akuzat, gjurmët iu gjetën në makinën me armë

Top Channel