Ford ka prezantuar Mustangun e tij tërësisht elektrik Mach-E në një event elektrizues në Los Anxhelos, ku ishte i pranishëm edhe aktori Idris Elba.

Versioni i ri i makinës mund të udhëtojë për afro 500 km me një karikim të plotë dhe mund të rikarikohet çdo 90 km udhëtim në 10 minuta.

Ka butona në vend të dorezave të zakonshme të derës dhe hapësirë për bagazhe në pjesën e parme. Modeli më i shpejtë mund të arrijë shpejtësinë e 100 km në orë në më pak se pesë sekonda.

Mustangu Mach-E ka një ekran me touch pas timonit ndërkohë që çmimet variojnë nga 44 në 60 mijë dollarë, në shtetet e bashkuara të Amerikës.

Më herët këtë vit, Ford njoftoi planet për të mbyllur gjashtë fabrika në Evropë deri në fund të 2020 dhe drejtuesit paralajmëruan që atëherë se e ardhmja e kompanisë ishte përqendruar tek elektrifikimi. Sidoqoftë, për ekspertët, infrastruktura mbetet ende pengesë për konsumatorët që konsiderojnë blerjen e makinave elektrike.

Top Channel