Pasi tha në intervistë që nuk shfaqte afrimitet me vajza nëpër festa, dalin fotot e djalit të mbretëreshës Elizabetë

18/11/2019 09:33

Pedofili amerikan, Xhefri Epstein, u vetëvra në burg pas skandalit seksual me vajza nën moshë. Djali i mbretëreshës, princi Endrju, është akuzuar nga një prej vajzave se ka kryer orgji me të dhe tetë vajza të tjera në ishullin privat në Karaibe, të cilin Epstein e përdorte për të organizuar festa seksuale me të mitura.

Pas këtyre akuzave, ai dha një intervistë për BBC, ku tha se i vetmi faj ishte që kishte pranuar miqësinë e një personi si Epstein, dhe se ai nuk kishte shfaqur asnjëherë afrimitet me vajza nëpër festa.

Por fotot që dolën menjëherë pas kësaj interviste tregojnë të kundërtën. Princi duket në foto duke u kënaqur nën shoqërinë e vajzave të reja, i djersitur dhe me këmishën e nxjerrë nga brez i pantallonave.

FOTO GALERI
1/32
Pedofili amerikan, Xhefri Epstein, u vetëvra në burg pas skandalit seksual me vajza nën moshë.

Top Channel