Aktori Arben Derhemi dhe regjisori Milto Kutali sollën në skenën e teatrit monodramën tashmë të njohur të Dario Fo “Johan Padan dhe Amerikat”.

Derhemi që vjen si protagonist i vetëm në një interpretim intensiv ne 1 orë e 40 minuta, e sjell rreth 13 karaktere plot humor, sarkazëm dhe rrëfim në 6 dialekte e çmon këtë rol si ndër më të vështirët dhe më të suksesshmit për të.

Regjisori i shfaqjes Milto Kutali tha se Dario Fo dhe Johan Padan u prit shumë ngrohtë në teatrin e Gjirokastrës dhe se publiku po ndryshon qëndrimin ndaj teatrit.

Karakteri që pjesa ka marrë prej përshtatjes në gjuhën shqipe ka arritur ti japë më tepër ngjyrë dhe ndjenjë rrëfimit duke e bërë pjesën të afërt për publikun.

Top Channel