Pas golit të shënuar në Moldavi, Lorenc Trashi bindi trajnerin Edi Reja për të marrë sërish një fanellë titullari në ndeshjen me Andorrën, por këtë herë nuk arriti të dilte në lojën e tij dhe mbeti në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë.

Ishte e vështirë ndaj Andorrës, apo e morët lehtë?

Në fakt trajneri na kërkoi vazhdimisht që të motivoheshim dhe të jepnim maksimumin ndaj Andorrës, për shkak të atmosferës që është krijuar, ku të gjithë e kanë mendjen te Franca. Megjithatë nuk arritëm të zbatojmë si duhet ato që na tha trajneri dhe hodhëm një hap fals, ndaj tani duhet të shohim përpara.

A duhet të guxonim më shumë, me një rreshtim më sulmues?

Sa i përket skemave dhe strategjive, është vendim i trajnerit, por ne bëmë presing të lartë, ndonëse na peshoi shumë ai goli i parë që pësuam. Nuk besoj se ka lidhje skema.

Top Channel