Ilir Meta kërkoi sot nga Edi Rama që të mos keqpërdorë Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa i përket situatës së krijuar me Gjykatën Kushtetuese. Presidenti e bëri deklaratën në konferencën për shtyp, kur theksoi gjithashtu se kryeministri nuk i është dukur në rregull teksa fliste në Kuvend.

“Përsa i takon përrallave që thoshte njëri në Parlament, se nuk m’u duk në rregull, se i kemi bërë këto veprime (për Kushtetuesen) me ekspertët amerikanë, i them të mos i keqpërdorë SHBA-të. Kushtetutën e kemi bërë me SHBA-BE dhe Komisionin e Venecias dhe aq më tepër për këtë cështje”, tha Meta.

Përndryshe, shtoi Meta, do të ketë hetim ndërkombëtar dhe ndëshkim ndërkombëtar për këtë çështje sepse ka dy vite që sabotohet puna në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

  Rama kërcënon Metën: Komisioni për shkarkimin të sjellë rekomandimet për Kuvendin

  Presidenti Meta kallëzon penalisht kreun e KED, Ardian Dvoranin

Top Channel