Donika, këngëtarja e “Koncert në vitin 1936”, që së bashku me pianisten e saj Elenin trazuan një qytezë të vogël konservatore me artin e tyre, u rishfaqën në teatrin e Korçës.

Një grup të rinjsh korçarë vunë në skenë subjektin e filmit të njohur koncert në vitin 1936. Në rolin e këngëtares  që në film mban emrin Donika, por që në fakt është e madhja Tefta Tashko Koço interpretoi një zë i ri, Gloria Nure.

Edhe pse jo aktorë profesionistë, ata kanë guxuar të interpretojnë në teatër rolet e njohura të filmit që u xhirua mëse 40 vite më parë me skenarin e Kiço Blushit.

Batutat dhe pjesë nga filmi “koncert në vitin 1936”  që është vënë në skenë në vitin 1978 me skenar të Kiço Blushit njihen sot nga i madh i vogël ndaj kjo sipërmarje ishte një  provë e vështirë për të rinjtë. por projekte të tilla do të vazhdojnë.

 

 

 

 

Top Channel