Aksident i dyfishtë në Fier/ Makina përplas një 11-vjeçar dhe më pas godet një mjet të parkuar në rrugë

15/11/2019 13:11

Një aksident i dyfishtë ka ndodhur në fshatin Suk 1, Roskovec.

Mjeti tip “Iveko”, me drejtues shtetasin A.M. ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale E.V. 11 vjeç, banues në Roskovec, i cili po udhëtonte me biçikletë dhe më pas ka goditur një automjet tip “Audi”, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.

Shtetasi E.V, ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shtetasi A.M dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel