Rreth 50000 emigrantë, mes të cilëve më shumë se 6000 sirianë, janë deportuar nga Stambolli prej fillimit të një operacioni, në nga muaji korrik, kundër imigracionit të paligjshëm, njoftuan sot autoritetet lokale.

Sipas guvernatorit të Stambollit, 42888 emigrantë klandestinë, kombësia e të cilëve nuk është bërë e ditur, janë ndaluar dhe janë dërguar në qendrat e paraburgimit në kuadër të dëbimit të tyre nga Turqia.

“Rreth 6416 sirianë janë vendosur në qendrat e pritjes së përkohshme”, theksoi guvernatori.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu kishte njoftuar në muajin korrik fillimin e një operacioni që synonte imigrantët e paligjshëm në provincën e Stambollit.

Top Channel