“Më mirë të kisha vdekur”, rrëfimi prekës i transgjinores Anxhela, pasi e dhunuan në mes të rrugës

14/11/2019 17:43

Në një intervistë për “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, transgjinorja Anxhela, rrëfeu të gjithë skenën e dhunës së ushtruar ndaj saj pak ditë më parë.

Anxhela tregoi se ishte duke kaluar para Parlamentit, atje ku qendron pjesën më të madhe të kohës, ndërkohë që  disa djem të moshës 20 vjeçare shpërthyen në të shara, e pak minuta më vonë e gjuajtën derisa humbi ndjenjat.

Transgjinorja tha se kërkoi ndihmë, po asnjë prej dëshmitarëve nuk u afrua ta ndihmonte, ndonëse e shihnin të gjakosur.

Anxhela pranoi se nuk është hera e parë që përballet me situata të tilla, madje ka patur momente kur ka menduar t’i japë vetë fund jetës për shkak të diskriminimit dhe përbuzjes së njerëzve.

Top Channel