Trajneri i Andorras: Edhe ne duam të bëjmë histori, në Shqipëri për të marrë tre pikët

12/11/2019 19:05

Në konferencën e zhvilluar në prag të sfidës ndaj Shqipërisë, trajneri i Andorras paralajmëron këta të fundit që të bëjnë kujdes dhe të ruhen nga kombëtarja e këtij vendi të vogël pasi ashtu si kuqezinjtë edhe Andorra kërkon të bëj histori.

Si rrallëherë kjo përfaqësuese e sheh veten në garë për vendin e parafundit në grup teksa aktualisht lë pas Moldavinë në sajë të golavarazhit më të mirë.

Objektivi i Andorras të enjten në “Elbasan Arena” do të jetë të marrë pikët për t’u renditur në vendin e 5-të në grup. Trajneri Koldo Alvarez në konferencën për shtyp theksoi se Andorra është e motivuar maksimalisht dhe do të shkojë në Shqipëri për të marrë maksimumin.

“Kemi mundësinë më të mirë që të mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme këtë fazë eliminatore. Do të mundohemi të bëjmë atë punë që na ka sjellë deri këtu dhe do ta përsërisim edhe në dy ndeshjet e ardhshme. Shqipëria është një skuadër të cilën e kemi studiuar mirë, ka shumë lojtarë që luajnë në kampionatin Italian. Po kalon një formë të mirë, luan me tre mbrojtës qendre, ka një mënyrë ndryshe për të bërë presing. Kanë pak ditë në dispozicion për të punuar me grupin dhe kjo mund të jetë një vështirësi për ta. Por kemi besim se mund të bëjmë diçka më mirë se në ndeshjen që kemi zhvilluar më parë me ta”, tha Alvarez.

Top Channel