Në Rumani mbahen sot zgjedhjet presidenciale, ku kandidojnë 14 kandidatë.

Në sondazhe thuhet se shanset më të mëdha për fitore ka presidenti aktual Klaus Iohannis. Ai mbështetet në zgjedhjet presidenciale nga partia qytetare PNL që është në pushtet nga java e kaluar, pas votës së mosbesimit ndaj qeverisë së ish kryeministres Viorica Dancila.  Sidoqoftë, pritet që asnjë prej kandidatëve të mos fitojë shumicën absolute, që është e domosdoshme për t’u zgjedhur president. E në një skenar të tillë, raundi i balotazhit do të jetë vendimtar dhe pritet të mbahet më 24 nëntor.

Përveç presidentit Iohanis, në garë është edhe një aktor i njohur në vend Mircea Diaconu. Sondazhet e fundit i jepnin atij rreth 16.7 për qind të votave ndërsa  në vend të tretë në sondazhe është socialdemokratja e rrëzuar nga pushteti, ish-kryeministrja Viorica Dancila me 15,1 %. Mendohet se në rast humbje të Dancila do të vazhdojë të tatëpjetën politike edhe partia e saj deri tani shumë e fuqishme PSD.

Kandidatët tjerë kanë më pak gjasa të arrijnë balotazhin. Kabineti i ri qeveritar i krijuar të hënën e kaluar nuk e ka shumicën për qeverisje. Ndaj kryeministri i ri Orban, nga partia e dikurshme e presidentit Iohannis PNL, do të ketë probleme me qeverisjen, pavarësisht nëse do të ketë apo jo mbështetjen e BE në realizimin e reformave në drejtësi. Ndaj është e mundur që në Rumani së shpejti të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.

Top Channel