Të parandalosh kancerin/ Nis programi për depistimin e qafës së mitrës te gratë nga 40-49 vjeç

10/11/2019 23:05

Nga 12 mijë gra të depistuara  për kancerin e qafës së mitrës 700 prej tyre kanë rezultuar me risk të lartë  e disa e tjera me kancer .

Kanceri i qafës së mitrës  është i dyti që prek më së shumti gratë duke i shkaktuar humbje jete kur ai kapet në stad të avancuar. Por për herë të parë ka nisur depistimi grave të moshës 40 deri në 49 vjeç në Shqipëri  për praninë e  human papiloma virus i cili e shkakton atë dhe nëse  kapet në kohë mund të parandalohet  kanceri .

Organizata botërore e shëndetësisë ka  tanimë një strategji globale  që synon futjen e të gjitha vendeve  në rrugën drejt eliminimit të kancerit të qafës së mitrës përsa kohë  një gjë e tille është  e mundur . Shefi i zyrës së Obsh në Tiranë dr Raul Gonzales Montero   vlerëson programin e depistimit  që ka nisur këtë vit ndërkohë që shpjegon tre hapa që duhen ndjekur

Janë tre hapa nëpërmjet të cilës  synohet eliminimi i kancerit të qafës së mitrës ; e para të vaksinohen të gjitha vajzat më parë se të nisin  marrëdhëniet seksuale me vaksinën e papiloma virus .E dyta të depistohen  me një test të precisionit  të lartë gratë  e moshës  20 ,30 ,50  në mënyrë që të identifikohen ato gra që janë prekur dhe e treta gratë e identifikuara  me sëmundje të qafës së mitrës e të marrin trajtimin dhe kujdesin e duhur mjekësor

Shqipëria  nuk e ka futur  ende vaksinën e human papiloma  virus në kalendarin e detyrueshëm  ndërkohë që programi i depistimit  ka nisur të zbatohet këtë vit për të vijuar në vazhdimësi.

Top Channel