Kampioni australian i boksit, Duajt Riçi, 27 vjeç, ka rënë në ring dhe ka humbur jetën pas një grushti që ka marrë gjatë stërvitjes.

Riçi vdiq pasi u godit nga një grusht në stomak këtë të shtunë.

Ai kishte hyrë në ring për të ndihmuar Michael Zerafan me stërvitjen, kur u godit dhe ra në tokë.

Komuniteti australian i Boksit është mbledhur për t’i shprehur nderimet babait të tre fëmijëve, që dikur ka qenë kampion i peshave të mesme.

Top Channel