Një aksident është shënuar ditën e sotme në afërsi të fshatit Balldre, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, me pasojë vdekjen e një personi.

Bëhet me dije se, mjeti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç,banues në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel