Skënderbeu denoncoi me forcë ato që i quan fakte se dënimi ndaj klubit korçar për trukime, erdhi pas presioneve dhe provave të stisura.

Ekipi juglindor kaloi në sulm ndaj Sportradar dhe Federbet, dy agjencitë nen vëzhgimin e UEFA-s që monitorojnë sfidat e dyshuara, mënyrën e lojës, shumën e parave të vëna në baste dhe shumë indikatorë të tjerë

“Të thashë që ne do të fitojmë, por ne duam disa prova më shumë kundër presidentit Takaj. Kur mund të takohemi?”

“Siguroni prova që mund të na ndihmojë ne ta zhdukim atë.”

“Çfarë? Unë nuk po flas, ose ju hajdeni dhe ne diskutojmë pagesën për çdo provë ose jo”.

Më parë Sportradar dhe Federbet janë akuzuar nga persona të inkriminuar se në gjirin e tyre ka persona të cilët marrin ryshfet dhe favore të tjera për te ndryshuar raportet, në futboll. Skënderbeu humbi edhe në arbitrazh betejën për të dalë i pastër nga dënimi 10-vjeçar dhe gjoba e majme për fiksim të rezultateve

 

 

Top Channel