Mamaja e këngëtares së njohur tregon si e fitoi luftën kundër kancerit të gjirit: I kisha duart me…

08/11/2019 17:53

Këngëtarja simpatike Klodiana Vata ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, së bashku me të ëmën, për të folur rreth projekteve të reja muzikore dhe jo vetëm.

Në një lidhje të ngushtë nënë e bijë, Klodiana tregoi se e ëma, Fatmira, është mbështetësja e saj më e madhe në muzikë, pasi edhe kjo e fundit ka kënduar vetë dikur.

Për herë të parë, Fatmira gjithashtu tregoi si e fitoi luftën kundër kancerit të gjirit, sëmundje me të cilën u diagnostikua vitin e shkuar.

Ajo pranoi se gjatë asaj periudhe e kishte të vështirë të përshtatej me ndryshimet në trup apo shpjegimet që duhet t’u jepte njerëzve, megjithatë gjeti forcë dhe nuk i humbi asnjëherë shpresat për hir të fëmijëve e bashkëshortit.

Top Channel